Skandali i publikimit të pagave, arrestohen dy persona. Prokuroria vijon hetimet

Përditësuar më: 7/1/2022, ora 10:32

Skandali i publikimit të pagave, arrestohen dy persona. Prokuroria vijon hetimet

Përditësuar më: 7/1/2022, ora 10:32

Pas publikimit të të dhënave të mbi 650 mijë qytetarëve në dhjetor, prokuroria ka lëshuar 4 urdhërarreste dhe dy prej tyre janë ekzekutuar. Sipas burimeve, mësohet se është shoqëruar një teknik i sistemit IT të tatimeve, një person i cili është punësuar që në vitin 2013 te drejtoria e tatimeve dhe persona të tjerë që kanë pasur detyrë për të mbledhur të dhëna sensitive të qytetarëve.

Në lidhje me këtë, pritet një dalje publike e prokurorisë ku do të japin detaje.

Ka pasur rrjedhje të institucioneve të tjera si gjendja civile e sistemi i targave.

Prokuroria e Tiranës nisi menjëherë hetimet për Drejtorinë e Tatimeve nga ku dyshohet se mund të ketë rrjedhur informacioni, ku u publikuan pagat e 650 mijë qytetarëve.