Akuzat e Bardhit se po ndalohen anëtarët e PD, reagon Policia e Shtetit

Publikuar më: 8/1/2022, ora 21:26
protesta e pd 2 3 1080x720

Akuzat e Bardhit se po ndalohen anëtarët e PD, reagon Policia e Shtetit

Publikuar më: 8/1/2022, ora 21:26

Policia e Shtetit reagoi pas akuzave të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi se po ndalohen nga policia anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD dhe kryetarët e degëve që dalin nga selia pas protestës së dhunshme.

Përmes një komunikate për shtyp Policia e Shtetit njofton se deputetët e PD janë pyetur në seli, ndërsa personat e tjerë janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Sipas policisë, do të vihen përpara përgjegjësisë të gjithë personat e përfshirë në veprime të kundërligjshme gjatë protestës.

“Sqarojmë opinionin publik se në vijim të veprimeve procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në selinë e Partisë Demokratike janë pyetur vetëm deputetët e Partisë Demokratike, ndërsa personat e tjerë që janë konstatuar brenda selisë janë shoqëruar në ambientet e Policisë se Shtetit, për t’u marrë në pyetje.

Policia e Shtetit do të vijojë me profesionalizëm dhe vendosmëri, veprimet ligjore, për të dokumentuar të gjitha veprimet e kundërligjshme gjatë protestës së sotme dhe për të vënë para përgjegjësisë ligjore të gjithë personat përgjegjës”, thuhet në deklaratën e policisë.