Barcelonës i rrëshqet fitorja, Granada “shpërthen” në fund

Përditësuar më: 8/1/2022, ora 20:42
7be5847470ed1ad74661d41458cf6536o2

Barcelonës i rrëshqet fitorja, Granada “shpërthen” në fund

Përditësuar më: 8/1/2022, ora 20:42

Barcelona ka bërë një tjetër hap fals në La Liga që e mban ende larg zonës së Champions League për sezonin e ardhshëm.

“Blaugranat” nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e zhvilluar në transfertë përballë Granadas.

Miqtë kaluan të parët në avantazh me De Jong në minutën e 57, por nuk arritën ta ruajnë avantazhit pasi për mbi 15 minuta luajtën me 10 lojtarë.

Granada kishte ruajtur ende fuqi dhe në minutën e 89 arrin të gjejë golin e barazimit me Puertas, për të mbyllur në këtë mënyrë dhe llogaritë e kësaj ndeshje.