Berisha: Lëvizja jonë, paqësore. Jemi kundër incidenteve

Publikuar më: 8/1/2022, ora 11:47
berisha 1 1280x720

Berisha: Lëvizja jonë, paqësore. Jemi kundër incidenteve

Publikuar më: 8/1/2022, ora 11:47

Sali Berisha, rrugës për në selinë e Partisë Demokratike, tha për mediat se protesta e sotme “është dhe do të mbetet protestë paqësore”.

“Ftoj të gjithë protestuesit demokratë që sot të ndërrojnë bunkerin e Peng Bashës në shtëpinë e lirisë”, tha Berisha.

“Protestuesit të ruajnë gjakftohtësinë dhe të vetëpërmbahen. Nëse ndërhyn policia, do të thotë që ndërhyn Rama”, shtoi ish-kryeministri.