“Berisha, njësoj si Edi Rama i 21 Janarit”, PD reagon për protestën në seli

Përditësuar më: 8/1/2022, ora 12:29
protesta selia PD 1280x720

“Berisha, njësoj si Edi Rama i 21 Janarit”, PD reagon për protestën në seli

Përditësuar më: 8/1/2022, ora 12:29

Partia Demokratike, me anë të një deklarate për mediat, reagoi për trazirat në selinë e saj, duke e krahasuar Sali Berishën me Edi Ramën e 21 Janarit.

“Për të ardhur keq ku përfundoi Sali Berisha, i njëjtë me Edi Ramën e 21 Janarit! Me një grusht njerëzish kërkon të marrë me dhunë Partinë Demokratike për ta kthyer në një bunker, ku të strehojë veten dhe familjen kundër interesit të demokratëve dhe të shqiptarëve! Ka një lajm të mirë në këtë fatkeqësi për Sali Berishën: Ai është i braktisur nga demokratët. Janë më pak se 800 mercenarë në oborrin e PD, që ushtrojnë dhunë në këtë përpjekje të turpshme kundër demokratëve. Aktet e dhunës së sotme kundër Partisë Demokratike shënojnë izolimin final të Sali Berishës dhe largimin me turp nga skena politike”, lexohet në deklaratën e PD-së.