Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Beteja për selinë e PD, reagon Bashkimi Europian

Nga A2 CNN
8 Janar 2022, 12:51 | Politikë
Beteja për selinë e PD, reagon Bashkimi Europian

Delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë ka reaguar për protestën që po zhvillohet në selinë e Partisë Demokratike.

Ky delegacion ka dënuar aktet e dhunës dhe u ka bërë thirrje palëve për vetëpërmbajtje.

“Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri dënon aktet e dhunës në Partinë Demokratike dhe u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira që të nxisin vetëpërmbajtje dhe qetësi. Nuk duhet të ketë vend për dhunë në politikë. Të gjithë të përfshirët kanë përgjegjësi të sigurojnë që demonstratat të kryhen në mënyrë paqësore dhe të rregullt si dhe të garantojnë sigurinë e njerëzve prezentë. Rruga e integrimit të Shqipërisë në BE ka nevojë për një opozitë solide që kontribuon në axhendën e reformave të vendit, duke iu përgjigjur aspiratës së popullit shqiptar që në masë të madhe dëshiron ta shohë Shqipërinë në BE”, lexohet në reagimin e BE-së.

https://www.youtube.com/watch?v=6vr0hVkHF9c

A2 CNN Livestream

Dita jonë