Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Dortmund beson deri në fund, përmbys Frankfurt në 19 minuta

Nga A2 CNN
8 Janar 2022, 20:35 | Futboll
Dortmund beson deri në fund, përmbys Frankfurt në 19 minuta

Borussia Dortmund ka arritur një fitore shumë të rëndësishme për garën e saj për titullin kampion në Bundesligë për këtë sezon.

Verdhezinjtë arritën të përmbysnin një ndeshje shumë të vështirë në transfertë përballë Eintracht Frankfurt me rezultatin 2-3.

Vendasit e mbyllën me avantazh 2-0 pjesën e parë të takimit dhe menduan se hipotekuan fitoren, por nuk llogaritën grintën e Dortmund.

Miqtë arritën që në 19 minutat e fundit të shënonin 3 herë për të marrë 3 pikë dhe shkurtuar distancën me Bayernin e vendit të parë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë