Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Drejtori i Policisë së Tiranës: Nuk do ta ruajmë godinën, largohemi pasi të kryejmë procedurat

Nga A2 CNN
8 Janar 2022, 14:02 | Politikë
Drejtori i Policisë së Tiranës: Nuk do ta ruajmë

Drejtuesi i Policisë së Tiranës, në një prononcim për mediat, deklaroi se policia ndërhyri në selinë e Partisë Demokratike pas thirrjes për ndihmë nga drejtuesit e kësaj partie.

“Ndërhyrja u krye kur e vlerësuam se rrezikohej jeta e njerëzve. Pati kërkesa dhe telefonata nga drejtues të PD-së. Telefonatat janë të regjistruara të gjitha. Rrezikohej jeta e çdo qytetari dhe jo vetëm e deputetëve”, tha kreu i Policisë së Tiranës.

Ai shtoi se policia nuk do të ruajë godinën, por do të largohet pasi të kryejë të gjitha procedurat.

https://www.youtube.com/watch?v=6vr0hVkHF9c

A2 CNN Livestream

Dita jonë