Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Gazment Bardhi akuza policisë: Po ushtron terror ndaj anëtarëve të PD, po i shoqëron në komisariat

Nga A2 CNN
8 Janar 2022, 20:00 | Politikë
Gazment Bardhi akuza policisë: Po ushtron terror ndaj anëtarëve

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi lëshoi akuza ndaj Policisë së Shtetit se po shoqëron në komisariate anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe të degëve që ishin brenda selisë së PD gjatë protestës së thërritur nga Sali Berisha.

Bardhi deklaroi se pas terrorit nga Sali Berisha, anëtarët e PD po terrorizohen dhe nga policia me urdhër të Edi Ramës.

“Po ndalohen anëtarët e Këshillit Kombëtar, anëtarët e degëve që ishin brenda ambienteve të PD. Cdo person që ka qenë brenda PD ka kaluar një proces regjistrimit nga policia dhe prokuroria. Në një fazë të dytë iu bë një kontroll i dytë dhe më pas një kontroll i imtësishëm i çdo zyrë. Në përfundim të hetimeve të koordinuara nga prokuroria janë kontrolluar dhe zyrat e deputetëve, i lejuam. Pse po ndodh kjo maskaradë me urdhër politik të Edi Ramës. Pas terrorit të Sali Berishës, këta njerëz po terrorizohen dhe nga policia. Është një numër i konsiderueshëm. Kush del nga kryetarët e degëve dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar shoqërohet në Komisariat. E kemi të qartë aleancën e Sali Berishës me Edi Ramën”, u shpreh Bardhi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani