Hedhja e gazit lotsjellës në PD, Policia: Nuk jemi të përfshirë

Përditësuar më: 8/1/2022, ora 12:47
PD gazi lotsjelles 1280x720

Hedhja e gazit lotsjellës në PD, Policia: Nuk jemi të përfshirë

Përditësuar më: 8/1/2022, ora 12:47

Policia e Shtetit është shprehur se asnjë nga strukturat e saj “të angazhuara për garantimin e rendit dhe sigurisë nuk është përfshirë në asnjë veprim dhe nuk ka hedhur asnjë send të kundërligjshëm në selinë e Partisë Demokratike, gjatë protestës që është duke u zhvilluar”.

“Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin e sigurinë dhe u bën thirrje qytetarëve që të distancohen nga çdo akt dhune apo prishje e rendit dhe sigurisë, pasi do të përballen me forcën e ligjit”, lexohet në deklaratën e Policisë së Shtetit.