Pas protestës, Basha tregon dëmet në seli

Përditësuar më: 8/1/2022, ora 18:18
8 JANAR 2022 EDICION SPECIAL 17 32 frame 42922 1280x720

Pas protestës, Basha tregon dëmet në seli

Përditësuar më: 8/1/2022, ora 18:18

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ftoi gazetarët për një “tur” brenda selisë së partisë, për t’iu treguar dëmet e shkaktuara nga protestuesit gjatë paradites së të shtunës.

Tre orë pasi protesta përfundoi Basha doli për herë të parë para kamerave, ku për disa minuta, pa folur asnjë fjalë, thjesht shëtiti nëpër korridoret dhe zyrat e PD.

Protesta e thirrur nga Sali Berisha dhe komisioni i rithemelimit të Partisë Demokratike nisi pak para orës 12 me protestuesit që arritën të hapnin derën kryesore të selisë dheu futen në ambientet e brendshme të PD. Pavarësisht hapjes së portës kryesore, ngjitja në katin e dytë të selisë ishte e pamundur për shkak të dyerve të blinduar, çka i detyroi të provonin ngjitjen nga dritaret.

Një lëvizje që nxiti reagimin e personave brenda selisë së PD që u përgjigjen me gaz dhe gurë. Kjo solli acarimin e mëtejshëm të situatës me protestuesit që thyen dyert dhe dritaret e selisë, madje arritën e thyenin edhe derën anësorë të hekurit që shërbente edhe si porta hyrëse për në ambientet e brendshme të godinës.

Ky përshkallëzimi situatës bëri që partia demokratike nëpërmjet një postimi zyrtar të kërkonte ndërhyrjen e policisë për të shpërndarë turmën me arsyetimin se po rrezikonte jetën e drejtuesve më të lartë të partisë.

Nuk vonoi ndërhyrja e forcave të policisë që arritën që të shpërndanin turmën me gaz lotsjellës dhe të krijoni një perimetër sigurie rreth selisë së partisë demokratike. Ndërhyrja  e policisë e bëri të pamundur vazhdimin e protestës dhe Sali Berisha njoftoi ndërprerjen e saj për t’u rikthyer sërish në një tjetër protestë.