Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Patozi: Ta gëzojnë "fitoren", se e kanë merituar plotësisht

Nga A2 CNN
8 Janar 2022, 15:11 | Politikë
Patozi: Ta gëzojnë "fitoren", se e kanë merituar

Astrit Patozi ka komentuar protestën e sotme në selinë e Partisë Demokratike, që përfundoi me ndërhyrjen e policisë për të larguar mbështetësit e Sali Berishës.

“Edhe pse nuk e meritojnë, u kam sugjeruar zgjidhjen më të arsyeshme politike, që kur krisi pushka e parë në oborrin e SHQUP-it, diku nga fillimi i shtatorit, pasi Sali Berisha u pezullua nga grupi parlamentar i PD. Të paktën të ruanin atë që kishte mbetur nga Partia Demokratike, por mbi të gjitha fytyrën e opozitës. Duke u ndarë paqësisht, në pamundësi për të bashkëjetuar nën të njëjtën çati dhe, mbi të gjitha, pasi u ishin shmangur me vullnet të qartë përgjegjësisë për t'u ndeshur në mënyrë të qytetëruar në një garë normale demokratike, e cila do të verifikonte dhe certifikonte shumicën. Përfundimi janë skenat e sotme, që do të turpëronin edhe fiset e xhunglave afrikane, që ende nuk kanë dalë nga rendi primitiv, për shkak të izolimit nga bota modern”, lexohet në postimin e Patozit.

“Tani le të dalin në ekrane dhe të thërrasin sa të duan për fitore. Si ata që ndjehen të lumtur se arritën të mbajnë çelësat e kashtës në selinë e pashenjtë, që kutërbon nga era e gazit lotsjellës, ashtu edhe ata të tjerët, që po mburren jo aq të gëzuar se kapën në flagrancë Lulin duke flirtuar me policinë e Edi Ramës”, shton Patozi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani