Përplasja në PD, Berisha hyn me forcë në seli, policia largon protestuesit me gaz lotsjellës
Përplasja në PD, Berisha hyn me forcë në seli, policia largon protestuesit me gaz lotsjellës
Protesta e thirrur nga Sali Berisha dhe komisioni i rithemelimit të Partisë Demokratike nisi pak para orës 12 me protestuesit që arritën të hapnin derën kryesore të selisë dheu futen në ambientet e brendshme të PD.
Pavarësisht hapjes së portës kryesore, ngjitja në katin e dytë të selisë ishte e pamundur për shkak të dyerve të blinduar, çka i detyroi të provonin ngjitjen nga dritaret. Një lëvizje që nxiti reagimin e personave brenda selisë së PD që u përgjigjën me gaz dhe gurë.
Kjo solli acarimin e mëtejshëm të situatës me protestuesit që thyen dyert dhe Dritaret e selisë, madje arritën e thyenin edhe derën anësorë të hekurit që shërbente edhe si porta hyrëse për në ambientet e brendshme të godinës. Ky përshkallëzim i situatës bëri që nga brenda, partia demokratike të kërkonte ndërhyrjen e policisë për të shpërndarë turmën me arsyetimin se po rrezikonte jetën e drejtuesve më të lartë të partisë.
Ndërhyrja e Policisë me gaz lotsjellës solli edhe shpërndarjen e turmës dhe krijimin e një perimetri sigurie brenda selisë së PD, ndërsa ai që lajmëroi përfundimin e protestës ishte vetë Sali Berisha që paralajmëroi të tjera tubime para selisë së PD.