“Po rrezikohen jetët e drejtuesve më të lartë”, PD kërkon ndërhyrjen e policisë

Publikuar më: 8/1/2022, ora 12:55
protesta

“Po rrezikohen jetët e drejtuesve më të lartë”, PD kërkon ndërhyrjen e policisë

Publikuar më: 8/1/2022, ora 12:55

Partia Demokratike ka kërkuar ndërhyrjen e policisë, duke theksuar se “po vihen në rrezik real jetën e drejtuesve më të lartë të Partisë Demokratike në qendër dhe në rrethe, si dhe të dhjetëra demokratëve të tjerë”.

“Sali Berisha po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës së sotme! Me një akt të paprecedentë, mercenarët nën urdhrat e tij, po sulmojne godinën e Partisë Demokratike, duke vënë në rrezik real jetën e drejtuesve më të lartë të Partisë Demokratike në qendër dhe në rrethe, si dhe të dhjetëra demokratëve të tjerë. Gjakderdhja duhet ndalur nga institucionet ligjzbatuese! I bëjmë thirrje institucioneve të ndërhyjnë për të shmangur viktimat e dhunës së Sali Berishës mes demokratëve”, lexohet në deklaratën e PD-së.