Rama: Basha e Berisha, dy kufoma politike që luajnë kështjellash. Demokratë, ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar

Publikuar më: 8/1/2022, ora 19:10
rama ballkani i hapur parlament 2 dhjetor 2021 1280x720

Rama: Basha e Berisha, dy kufoma politike që luajnë kështjellash. Demokratë, ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar

Publikuar më: 8/1/2022, ora 19:10

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në mënyrë të drejtpërdrejtë për atë që ndodhi sot në Partinë Demokratike. Pak minuta pasi Basha dhe Berisha e kishin akuzuar si bashkëfajtor të krizës, Rama u bëri ftesë në Twitter edhe demokratëve të bashkohen me të.

“Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “S’kam asgjë për të humbur. Asgjë s’më dhemb dot më. Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! Sa u shkon ai llafi… Varu teneqet! Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt: Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!”.