Real rikthehet tek fitorja, spektakël i Vinicius dhe Benzema ndaj Valencia

Përditësuar më: 8/1/2022, ora 22:51
709ab36cae470e23b273add8b15e1988o2

Real rikthehet tek fitorja, spektakël i Vinicius dhe Benzema ndaj Valencia

Përditësuar më: 8/1/2022, ora 22:51

Reali i Madridit është rikthyer te fitorja në kampionat, pas humbjes minimale të një jave më parë përballë Getafe.

“Los Blancos” fituan me rezultatin e pastër 4-1 përballë ekipit të Valencias, e cila po zhvillon një sezon shumë të kënaqshëm në La Liga.

Vendasit ishin më superiore ndaj miqve dhe ra në sy forma e mirë e Vinicius dhe Benzema që shënuan nga dy gola në këtë takim për të rritur diferencën me Sevilla-n e vendit e dytë në renditje që ka ende një ndeshje për të luajtur.