Shorteu në qendrën “Toptani”, shpallen 10 fituesit, përfitojnë blerje për një vit

Përditësuar më: 8/1/2022, ora 19:39

Shorteu në qendrën “Toptani”, shpallen 10 fituesit, përfitojnë blerje për një vit

Përditësuar më: 8/1/2022, ora 19:39

Në shorteun e madh që u mbajt në “Toptani Shopping Center”, 10 fitues patën fatin që të përfitojnë blerje për një vit, me nga 200 euro në muaj, në 15 dyqanet e kësaj qendre tregtare. Organizatorët e shorteut, si përfaqësuesit e “Toptani Shopping Center” ashtu edhe noterja si dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Financave, verifikuan 10 biletat fituese, ndërsa fatlumët paraqiteshin me kuponin e blerjeve me vlerën e të paktën 2 mijë lekëve.

Duket se kënaqësia e fituesve është e madhe. Madje disa prej tyre kishin nisur të mendonin për blerjet. Përfaqësuesit e qendrës tregtare thonë se kjo traditë do të vijojë edhe në të ardhmen.

“Toptani Shopping Center”, fare pranë qendrës së Tiranës, ofron si përherë aktivitete të ndryshme, ku përfshin rregullisht klientët e saj. Në 60 mijë metrat katror të kësaj qendre tregtare, përpos blerjeve në dyqanet e shumta apo frekuentimit të bareve dhe restoranteve, klientët kanë mundësi të përfshihen edhe në organizime të shumëllojshme.