Shpërndarja e protestës para PD, ministri Çuçi: Policia tregoi sjellje profesioniste

Përditësuar më: 8/1/2022, ora 16:07
protesta pd 20 1156x720

Shpërndarja e protestës para PD, ministri Çuçi: Policia tregoi sjellje profesioniste

Përditësuar më: 8/1/2022, ora 16:07

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi vlerësoi ndërhyrjen e Policisë së Shtetit për shpërndarjen e protestës së dhunshme në oborrin e Partisë Demokratike.

Çuçi shprehet se Policia tregoi profesionalizëm dhe se është një trupë e depolitizuar në mbrojtje të jetës së qytetarëve.

“Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë sot një sjellje profesionale në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Dëshmoi gjithashtu se është një trupë e depolitizuar dhe tërësisht e angazhuar për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve. Protestat paqësore janë themelore në demokraci, por aktet e dhunës dhe tentativat për të cënuar rendin publik nuk do të tolerohen. Policia e Shtetit është e vendosur për të vijuar punën dhe misionin që i ngarkon ligji”, shkruan Çuçi.