Tensione në PD, deputeti nuk lejohet të hyjë në seli

Publikuar më: 8/1/2022, ora 10:54

Tensione në PD, deputeti nuk lejohet të hyjë në seli

Publikuar më: 8/1/2022, ora 10:54

Kanë nisur tensionet para selisë së Partisë Demokratike.

Pak para orës 11:00, teksa deputeti demokrat Roland Bejko po tentonte që të hynte në seli, është penguar nga mbështetës të Berishës.

Mes tij dhe mbështetësve të Berishës ka pasur dhe konfrontime fizike.

Për mediat, Bejko tha: “Ne kemi luftuar për demokraci, që në vitin ’90, dhe sot na ofendojnë. Kaq kisha”.