Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Tjetër skandal i FSHF, anulohen papritmas zgjedhjet prej kreun e shoqatës rajonale të Shkodrës

Nga A2 CNN
8 Janar 2022, 22:23 | Futboll
Tjetër skandal i FSHF, anulohen papritmas zgjedhjet prej kreun e

Federata Shqiptare e Futbollit duket se është përfshirë në një tjetër skandal dhe kësaj radhe në procesin zgjedhor të kreut të shoqatës rajonale të futbollit në Shkodër.

Vetëm disa orë përpara mbajtjes së këtij procesi zgjedhor për caktimin e kreut të ri të kësaj shoqate, i cili do të ketë në këtë mënyrë dhe një votë në zgjedhjet për kreun e FSHF, është njoftuar anulimi i tij.

Edhe pse ende në mënyrë jozyrtare, disa nga anëtarët janë njoftuar se procesi do të shtyhet me një muaj.

Sipas burimeve, motivacioni ka qenë pandemia, por raportohet se gjithçka ka ndodhur nga frika e garës, pasi kandidati favorit për kryetar i shoqatës rajonale të Shkodrës, Lazër Matija, njihet si opozitar me federatën.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani