Vdekja e 3-vjeçarit në kopsht, arrestohet edukatorja

Publikuar më: 8/1/2022, ora 09:44
pranga grua 1280x720

Vdekja e 3-vjeçarit në kopsht, arrestohet edukatorja

Publikuar më: 8/1/2022, ora 09:44

Policia e Fierit ka njoftuar arrestimin e edukatores së kopshtit ku ditën e djeshme, një fëmijë 3-vjeçar humbi jetën aksidentalisht.

Në njoftimin e policisë thuhet se në pranga është vënë 27-vjeçarja me inicialet R.B., banuese në Fier, “pasi në kopshtin privat ku punon si edukatore, ka humbur jetën aksidentalisht fëmija i mitur 3 vjeç, i cili duhej të ishte nën mbikqyrjen e kësaj shtetaseje”.

Sipas informacioneve paraprake, fëmija ka gëlltitur një send të fortë dhe është mbytur. Burimet thonë se 3-vjeçari ka hematoma në qafë, por paraprakisht dyshohet se i janë shkaktuar nga përpjekja për ta shpëtuar.