Zbulohen masat e para antiprotestë, oborri i PD mbushet me makina

Përditësuar më: 8/1/2022, ora 09:27

Zbulohen masat e para antiprotestë, oborri i PD mbushet me makina

Përditësuar më: 8/1/2022, ora 09:27

Është zbuluar masa e parë që ka marrë Partia Demokratike për të parandaluar grumbullimin e njerëzve të thirrur sot në protestë nga Sali Berisha, në selinë e partisë.

Shumë makina janë parkuar para oborrit të PD-së, ndryshe nga herët e tjera, ku nuk lejohet të parkohen makina.

Ndërkohë, në seli kanë mbërritur disa prej kryetarëve të degëve, ndërsa deputetët e parë demokratë që u futën në seli ishin Ervin Salianji dhe Agron Gjekmarkaj.