Aktivisti i ri thyen kartën e anëtarësisë: Lulzim, më detyrohesh 8 vjet të jetës

Publikuar më: 9/1/2022, ora 19:33

Aktivisti i ri thyen kartën e anëtarësisë: Lulzim, më detyrohesh 8 vjet të jetës

Publikuar më: 9/1/2022, ora 19:33

Akuzat midis anëtarëve të Partisë Demokratike janë të shumta, veçanërisht zhgënjimi për lidershipin.

Një prej tyre, ka vendosur një akt demonstrativ  duke thyer kartat e anëtarësisë pikërisht aty ku ndodhet firma e kryetarit Lulzim Basha.

Bëhet fjalë për një të ri, Eljan Kaja, i cili akuzat për Bashën i bëri publike edhe në rrjetet sociale. “ Nuk lamë gjë për ta bërë kryeministër. Lulzim më detyrohesh 8 vite në çdo mbledhje dhe protesta, paratë e harxhuara, tymin e gazit që kam ngrënë prej teje, zënkat për të mbrojtur votën, presionin e palës kundërshtare, punët që refuzova nga bizneset se isha i besuari yt”, thotë ndër të tjerat aktivisti i PD-së.