Berisha kthehet në seli: Basha ka hartuar listat e arrestimeve, ka nxjerrë jashtë armët që policia mos t’i gjente

Publikuar më: 9/1/2022, ora 14:42

Berisha kthehet në seli: Basha ka hartuar listat e arrestimeve, ka nxjerrë jashtë armët që policia mos t’i gjente

Publikuar më: 9/1/2022, ora 14:42

Një ditë pas protestës, ish-kryeministri Sali Berisha është rikthyer sot në selinë blu për të falënderuar mbështetësit e protestës. Në një deklaratë  për mediat ai akuzoi Lulzim Bashën se ka bërë listat për të arrestuar demokratët e pranishëm në protestë.

“Erdha për të përshëndetur mbështetësit ndaj heronjve të 8 janarit të cilët në një mision historik me guximin, mençurinë vetëpërmbajtjen që karakterizon këtë shumicë demokratike u faktuan shqiptarëve se Lulzim Brava është sot një armik po kaq i egër, një fytyrë po kaq mizore ndaj demokratëve shqiptarë. Erdha sot këtu për të falënderuar ata dhjetëra mijëra protestues që u mblodhën nga të gjitha anët e Shqipërisë të cilët në një mision historik të mbrojtjes së pluralizmit politik të parimit themelor të sundimit të shumicës mbi pakicën u larguan pasi hordhi narkobanditë me uniformë përdorën sasi gazi kundër tyre. Prania jonë këtu është zotim se asgjë nuk mund të ndalojë konsolidimin e pluralizmit politik në Shqipëri asgjë nuk do të ndalojë mbizotërimin e vullnetit të shumicës në këtë vend. Asgjë nuk mund të pengojë këtë revolucion paqësor në realizmin e objektivave historike të tij. Gjithashtu shpreh solidaritetin tim, mirënjohjen ndaj demokratëve që u arrestuan mbrëmë me listat e dala nga ai që shqiptarët po i thonë jo Lulzim, po Lulzi. Mbrëmë pas protestës janë formuluar listat janë arrestuar e ndaluar demokratë që nuk kishin kryer asnjë lloj akti për të cilin të ishin përgjegjës. Kjo ëhstë një histori tjetër trupi i Lulzim bravës si një vegël e Edi Ramës”.

Berisha tha se Basha ka nxjerrë jashtë armët jashtë  me mjetet e tij që policia të mos i gjente të armatosur nëse hynte.

“Gjatë këtyre orëve unë kam marrë qindra mesazhe nga demokratët që janë të inkurajuar në vazhdimin e kësaj beteje, të cilët përjetuan skena që kalonin imagjinatën e tyre. Ka nxjerrë mrët jashtë me mejtet e tij që nëse policia hynte të mos gjendeshin të armatosur banditët që ishin brenda”.

Ai tha se do të mbahet protesta e radhës por pa dhënë detaje se kur.