Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Shkon në 44 numri i viktimave të bllokuara nga bora në Pakistan

Nga A2 CNN
9 Janar 2022, 08:55 | Bota

Janë të paktën 44 viktimat e stuhive të borës që kanë përfshirë Pakistanin gjatë ditëve të fundit. Rreth 22 prej tyre, përfshirë edhe fëmijë, kanë humbur jetën të bllokuar në automjete teksa ishin nisur drejt destinacionit turistik dimëror të Murree për të shijuar borën.

Një polic, bashkëshortja e tij dhe 6 fëmijë e po ashtu një tjetër familje me 5 pjesëtarë janë mes viktimave. Mbi 40 persona kanë mbetur të plagosur. Ushtria tha se kishte shpëtuar më shumë se 300 persona që kishin ngecur në borë.

https://youtu.be/FOblY4jwnWc

 Autoritetet bëjnë me dije se kriza ishte shkaktuar teksa një numër i madh njerëzish po udhëtonin drejt zonës malore, në veri të Islamabadit. Mbi 100 mijë automjete kishin mbërritur në qytezën koloniale të Murree, dhe rrjetet sociale u mbushën me foto të turistëve që shijonin borën.

Por të premten mediat lokale raportuan se turistët po bllokoheshin mes reshjeve të dendura të borës, çka detyroi autoritetet të shpallnin rajonin si zonë katastrofe. Imazhe dhe video të postuara në mediat sociale tregojnë automjete të mbuluara nga bora.

 Policia thotë se shumë prej viktimave kanë vdekur nga i ftohti, e të tjerë nga asfiksia. Mes tyre janë edhe të paktën 10 fëmijë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë