Çfarë ndodh në selinë e PD një ditë pas protestës?

Publikuar më: 9/1/2022, ora 12:35

Çfarë ndodh në selinë e PD një ditë pas protestës?

Publikuar më: 9/1/2022, ora 12:35

Xhama të thyer, dyer e dritare të shkatërruara, është ajo që ka mbetur një ditë pas protestës së dhunshme në selinë e Partisë Demokratike. Gazetari Ergi Picaku dhe operatori i A2 CNN kanë sjellë pamjet nga ajo që po ndodh në selinë blu, ku aktualisht situata paraqitet e qetë, por shija e protestës vijon të jetë prezente.

Punëtorët kanë nisur me pastrimin e ambienteve fillimisht me katin e parë, ndërsa po punohet edhe në katin e dytë të selisë.

Mësohet se kryetari Basha është larguar nga ambientet e selisë mëngjesin e sotëm së bashku me sekretarin e përgjithshëm Gazment Bardhi dhe aktualisht në seli është rikthyer vetëm ky i fundit.