Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Fatmir Xhafaj: Nuk ka vend për t’u gëzuar, të nxirren reflektime për demokracinë e brendshme të partive

Nga A2 CNN
9 Janar 2022, 22:34 | Politikë
Fatmir Xhafaj: Nuk ka vend për t’u gëzuar, të nxirren

Deputeti i PS-së dhe ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike, të kulmuar me sulmin e mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha në selinë qendrore të partisë.

  Sipas tij, “nuk ka vend për fitimtarë e as për t’u gëzuar kur sheh se si demokracia dhunohet çmendurisht me vare e gurë, mbyllet me brava apo rivritet me demagogji populiste. Dje fatkeqësisht nuk humbën veç të falimentuarit historik Saliu e Luli, por të gjithë ne shqiptarët u goditëm nga dhuna e shfaqur ekraneve. Ata kanë kohë që janë rrokullisur dhe nuk meritojnë asnjë rresht. Problemi është se me ta dhe si ata po humbasim të gjithë çdo ditë e nga pak. Kështu humbet liria dhe fiton autokracia, humbet demokracia dhe fiton kleptokracia, humbet Shqipëria dhe fitojnë ata që përpiqen çdo ditë ta kontrollojnë atë duke mbajtur vetë bravën dhe vetë çelësin e demokracisë” .

Kritika e Fatmir Xhafajn duket sikur shkon përtej përballjes në opozitë. “Ky nuk është veç fundi i tmerrshëm i degradimit të një partie politike që na ka qeverisur dhe kërkon të na qeverisë përsëri, por një ngjarje prej së cilës duhen nxjerrë mësime, reflektime e veprime”, dhe “kronika e paralajmëruar e një zinxhiri zhvillimesh negative në demokracinë partiake do vazhdojë të thellohet më tej e më gjerë nëse nuk kapim thelbin e problemit: Zbatimin e fortë dhe të barabartë të ligjit, forcimin e institucioneve ligjzbatuese përballë arbitraritetit të individëve të fortë, ndëshkimin e korrupsionit politik dhe demokratizimin e brendshëm të partive”, shkruan socialisti në postimin e tij.

https://a2news.com/2022/01/09/rama-ndermjetes-ne-pd-i-jap-seli-tjeter-basha-berisha-donin-viktima/

Xhafaj shton edhe se “qeverisjet janë produkt dhe pasqyrë e partive politike. Qeverisje të mirë, të ndershme dhe në interes të qytetarëve mund të garantojnë vetëm parti politike ku demokracia e brendshme është aktive, ku debatohet e vendosin institucionet e kolegjialiteti në to, ku promovohen vlerat dhe individët e ndershëm, ku nxiten e bëhen konkuruese ambiciet e shëndetshme politike. Andaj, lipset emergjencë për t’i demokratizuar partitë duke nxjerrë “NON GRATA” korrupsionin politik, autokracinë dhe arrogancën politike”.

https://a2news.com/video/dita-pas-protestes-ne-pd-berisha-dhe-basha-shkembejne-akuza-ne-distance/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani