Lëkundja e fortë ndihet në gjithë vendin, epiqendra në Greqi, 40 km nga Bilishti

Publikuar më: 9/1/2022, ora 22:52
termet lajm i fundit 1024x576 1

Lëkundja e fortë ndihet në gjithë vendin, epiqendra në Greqi, 40 km nga Bilishti

Publikuar më: 9/1/2022, ora 22:52

Rikthehen lëkundjet e forta në Shqipëri. Një tërmet i fortë dhe i zgjatur në kohë është ndjerë rreth orës 22: 45 në të gjithë vendin.

Epiqendra, afër qytetit të Florinës

Sipas sizmologëve, behet fjalë për një tërmet i matur si 5.8 i shkallës Richter, i lokalizuar në Greqi, afër kufirit me Maqedoninë e Veriut, afër qytetit të Florinës, dhe 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit.

Lëkundjet e tërmetit që u ndjenë edhe në vendin tonë e kishin epiqendrën në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe…

Posted by Niko Peleshi on Sunday, January 9, 2022

Deri në këto momente nuk raportohen dëme, sipas edhe deklaratës së ministrisë së Mbrojtjes shqiptare, megjithatë të gjitha strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri.