Mbi 5100 arrestime që nga fillimi i trazirave në Kazakistan, qeveria: Operacioni kundër terrorizmit vijon

Publikuar më: 9/1/2022, ora 11:41
KAZAKISTANI RREMUJA frame 115 1280x720

Mbi 5100 arrestime që nga fillimi i trazirave në Kazakistan, qeveria: Operacioni kundër terrorizmit vijon

Publikuar më: 9/1/2022, ora 11:41

Rreth 5,135 njerëz janë arrestuar në Kazakistan që nga fillimi i trazirave të dhunshme që shpërthyen gjatë javës dhe lanë dhjetëra të vdekur, tha ministri i brendshëm i Kazakistanit, Erlan Tourgoumbaiev, i cituar nga mediat lokale.

Arrestimet kanë ndodhur në lidhje me 125 hetime të ndryshme, shtoi ai.

Gjithashtu sipas ministrit të Kazakistanit, dëmi ekonomik i shkaktuar nga trazirat dhe dhuna shkon në rreth 175 milionë euro, me mbi 100 degë bankash të grabitura dhe 400 automjete të shkatërruara.

Ndërkohë duket se ëhstë rikthyer qetësia mbi Almaty dhe qytete të tjera të Kazakistanit.

 “Sot situata është stabilizuar në të gjitha rajonet e vendit”, tha Tourgoumbaiev, duke shtuar se operacioni anti-terrorizëm vazhdon për rivendosjen e rendit në vend”.

Një korrespondent i AFP-së vuri në dukje se herë pas here dëgjohen të shtëna me armë zjarri në ajër nga agjentët dhe ushtarët për të ndaluar që njerëzit të mblidhen në sheshin qendror të ish-kryeqytetit Almaty.

Rreth tridhjetë supermarkete kanë rihapur dyert e tyre, thonë mediat lokale, duke lejuar popullsinë të bëjë pazar pas ditësh tensioni në vend.