Mbretëresha e zemrave, Kate Middleton mbush 40 vjeç

Përditësuar më: 9/1/2022, ora 09:45

Mbretëresha e zemrave, Kate Middleton mbush 40 vjeç

Përditësuar më: 9/1/2022, ora 09:45

Një pikë kthese e rëndësishme për Kate Middleton, e cila mbush sot 40 vjeç. Buzëqeshja e saj rrezatuese dhe stili i patëmetë i dhanë asaj dashurinë e pakushtëzuar të nënshtetasve të saj dhe gjithashtu dashurinë e Mbretëreshës Elizabeth. Me hijeshi dhe vendosmëri ajo hyri në zemrat e pothuajse të gjithëve dhe i shuan qirinjtë me vetëdijen se është shumë e dashuruar.

Që nga viti 2001, mes uljeve dhe ngritjeve, Kate Middleton ka qenë në krah të Princit Ëilliam, fillimisht si e dashur dhe më pas, që nga viti 2014, si bashkëshorte. Sigurisht që thashethemet nuk i kanë kursyer as ata, por në publik ata janë shfaqur gjithmonë të buzëqeshur dhe të lumtur. Një familje perfekte me fëmijët e tyre George, Charlotte dhe Louis. Mosmarrëveshje ka pasur edhe me Meghan Markle, por Dukesha e Kembrixhit nuk i ka mbajtur kurrë anën e thashethemeve.

Buzëqeshja e saj rrezatuese, klasi i saj, i kanë dhënë Kate një vend të veçantë në zemrat e britanikëve. Por ajo është gjithashtu e dashur nga shtypi kombëtar dhe nga vetë monarkia.

Për shkak të pandemisë, festimet e Middleton për një përvjetor kaq të rëndësishëm do të jenë të kufizuara. Në Pallatin Buckingham nuk është planifikuar asnjë festë e madhe dhe duket se Dukeshës do t’i duhet të bëjë edhe pa një privilegj tjetër të rezervuar për anëtarët e familjes mbretërore. Por me siguri Kate do ta kalojë ditën me njerëzit më të rëndësishëm në jetën e saj dhe nuk ka dhuratë më të mirë se kjo.