Milani triumfon dhe me Venecian, presion Interit

Përditësuar më: 9/1/2022, ora 16:57
ibrahimovic gol venezia milan ansa 1150x720

Milani triumfon dhe me Venecian, presion Interit

Përditësuar më: 9/1/2022, ora 16:57

Pavarësisht vështirësive dhe mungesave të shumta në skuadër, Milani ja ka dalë të rrëmbejë fitoren e tretë radhazi në kampionat. Kuqezinjtë mposhtën 3-0 Venecian në transfertë në një ndeshje pa histori. Rezultati u zhbllokua që në minutën e 2-të pas një kombinimi të bukur të Leaos me Ibrahimovic, me suedezin qe nuk gaboi dhe tundi rrjetën kundërshtare.

Mirëpo spektakli i Milanit sapo kishte nisur. Protagonist absolut I sfidës ishte Theo Hernandez që përveç paraqitjes pozitive ishte dhe autori i dy golave në pjesën e dytë . Kaq mjaftoi që skuadra e Piolit të blindonte fitoren 3-0 dhe momentalisht të ngjitej në vendin e pare me 48 pikë , 2 më shumë se Interi, ndonëse zikaltrit kanë dy ndeshje më shume për të luajtur.

Edhe në duelin tjetër, nuk kishte histori. Sassuolo shkatërroi 5-1 Empolin në transfertë  Dy futbollistët shqiptarë Nedim Bajrami dhe Ardian Ismajli luajtën që nga minuta e parë në fushë por ishin të pamjaftueshëm për t’i bërë ballë sulmit të Sassuolos.

Aktualisht Sassuolo pozicionohet në vendin e nëntë me 36 pikë , 2 më shumë se Empoli i vendit të dhjetë.