Napoli triumfon ndaj Sampdorias, Gjimshiti autogol por Atalanta nuk fal

Publikuar më: 9/1/2022, ora 20:02
Atalanta 1280x720

Napoli triumfon ndaj Sampdorias, Gjimshiti autogol por Atalanta nuk fal

Publikuar më: 9/1/2022, ora 20:02

Napoli arriti të bëjë detyrën këtë javë pasi mposhti minimalisht Sampdorian në shtëpi. Edhe pse dominuan për 90 minuta lojë, skuadrës se Spalletit i mjaftoi një gol i Petagna në fundin e pjesës së parë për të blinduar 3 pikët e takimit. Edhe fraksionin e dytë vendasit provuan disa herë për golin e dytë, por saktësia mungoi.

Me këtë triumf, Napoli ruan vendin e tretë me 43 pikë, 2 me shumë se Atalanta e vendit të katërt e cila më herët shkatërroi 6-2 Udinesen në transfertë. Bergamaskët ishin të pamëshirshëm që në fillim të lojës dhe realizuan me Pasalic, Muriel dhe Malinovski për të blinduar fitoren qe në pjesën e parë me shifrat 3-0.

Në pjesën e dytë mbrojtësi i kombëtares Berat Gjimshiti ishte i pafat pasi realizoi një autogol.  Megjithatë kjo nuk ndikoi aspak në fitoren e Atalantës pasi skuadra e Gasperinit shënoi dhe 3 herë të tjera me Muriel, Maehle dhe Pessina në fund të takimit. Nga ana tjetër skuadra nga Udine realizoi me Beto në minutën e 88-të por një gol që vlen vetëm për statistika.

Pas këtij triumfi Atalanta mbetet në vendin e katërt por me një ndeshje me pak se rivali direkt për vendin e tretë , Napoli.