Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Një përmbysje e çmendur, Juventus mposht Romën në Olimpico

Nga A2 CNN
9 Janar 2022, 20:51 | Futboll
Një përmbysje e çmendur, Juventus mposht Romën në

Një ndeshje e bukur dhe spektakolare! Juventus arriti të mposht 4-3 Romën në Olimpico në një duel të luftuar deri në sekondën e fundit. Kryeqytetasit e nisën vrullshëm dhe shënuan me Abraham qe në minutën e 11-të.

Megjithatë dhe kundërpërgjigja e bardhëzinjve nuk vonoi. Dybala realizoi një supergol vetëm pak minuta më vonë dhe rihapi çdo llogari.

Në fraksionin e dytë, skuadra e Murinhos u shfaq më e rrezikshme dhe mori serish avantazhin. Fillimisht me Mkhitaryan dhe me vone me Pellegrinin, çfarë bënë të besohej se fitorja do të ishte e thjeshtë. Nga ana tjetër Zonja e Vjetër nuk ishte dorëzuar dhe Locatelli me Kulusevskin barazuan gjithçka në minutën e 72.

Dy gola qe rënduan shume nga ana psikologjike tek romanistët pasi vetëm 5 minuta më vonë ndëshkohen dhe nga goli i katërt me De Sciglio.

https://a2news.com/2022/01/09/napoli-triumfon-ndaj-sampdorias-gjimshiti-autogol-por-atalanta-nuk-fal/

Mundësinë më të mirë për të dalë me një pikë nga ky takim e kishte Pellegrini në fundin e takimit por italiani gaboi nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Një triumf që i jep dhe me shumë qetësi skuadrës së Alegrit e veçanërisht për mënyrën si shkoi ndeshja. Aktualisht “Zonja e Vjetër” ka blinduar vendin e pestë me 38 pikë ndërsa Roma mbetet jashtë Europës me 32 pikë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu