“Nuk është ditë për të vallëzuar mbi rrënojat e dhunës”, Basha: Berisha e Rama të eksituar nga dhuna

Publikuar më: 9/1/2022, ora 15:41

“Nuk është ditë për të vallëzuar mbi rrënojat e dhunës”, Basha: Berisha e Rama të eksituar nga dhuna

Publikuar më: 9/1/2022, ora 15:41

Brenda ambienteve të dëmtuara të selisë së PD, kreu demokrat Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një deklaratë për mediat ai tha se sot nuk është ditë për të vallëzuar mbi rrënojat e dhunës. Sipas tij këto skena dhune nuk kanë asgjë të përbashkët me demokratët.

“Sot është një ditë bilanci pas ditës së djeshme tragjike për demokratët e shqiptarët. Nuk mund të ndaj asgjë tjetër me demokratët e shqiptarët veçse trishtimit të thellë për atë që ndodhi dje. Sot nuk është ditë për tu krenuar apo qeshur siç bëri ai që ishte pak më përpara, nuk është ditë për të vallëzuar mbi rrënojat e dhunës që nuk ka asgjë të përbashkët me demokratët. Por për të përsëritur atë që kemi thënë prej kohësh. Provat janë para syve të shqiptarëve”.

Ai akuzoi Berishën se është i eksituar nga dhuna që vetë ai sipas tij nxiti dhe në këtë pikë sipas Bashës ai është i ngjashëm me Ramën e 21 janarit.

“Nëse PD nuk e merrte nën mbrojtje atëherë PD nuk meritonte të ekzistonte dhe për këtë qëllim u përpoq për 4 muaj të manipulonte demokratët por nuk ia doli. Kryesia e demokratë qëndruan fort, që fati i një personi i shpallur non grata për korrpusion nuk mund të marrë peng aspiratat e qindra demokratëve që shohin te PD të vetmin burim shprese për ndryshimin e gjendjes. Për fat të mirë dje nuk u derdh gjak ashtu siç kishte planifikuar Berisha me një grusht kriminelësh duke abuzuar me qindra demokratë të manipuluar që i thirri si fasadë.  Eksitimi përballë kësaj skene dhune që nuk fshinte dot dje dhe që e komandonte me dorë e ka shoqëruar edhe sot, siç ka shoqëruar edhe Ramën, në skena të ngjashme në 21 janarin. Këtu ata janë të ngjashëm dhe këtu ndahem me të dy. Të dy kanë gëzim. Berisha ndonëse dështoi me turp të zaptonte vullnetin e demokratëve, nuk e fsheh dot eksitimin. Dhuna që ai nxit ishte përvituesi i vetëm i kësaj loje 4 mujore që është Edi Rama dhe e tregoi me daljen e turpshme që po bën gjithçka për të mbuluar skandalin e inceneratorëve”, deklaroi ai.