Rama bashkëbisedim me demokratët: Dje goditje për institucionet demokratike. Berisha dhe Basha janë e njëjta mbetje

Përditësuar më: 9/1/2022, ora 12:22
rama 7 1280x720

Rama bashkëbisedim me demokratët: Dje goditje për institucionet demokratike. Berisha dhe Basha janë e njëjta mbetje

Përditësuar më: 9/1/2022, ora 12:22

Kryeministri Edi Rama nisi sikurse kishte paralajmëruar në Facebook bashkëbisedimin live me demokratët pas protestës së dhunshme të zhvilluar një ditë më parë në selinë e PD. Duke e konsideruar si ngjarje ekstreme të pandodhur kurrë më parë, Rama theksoi se kjo jo vetëm dobëson kundërshtarin por është një goditje për institucionet demokratike në vend.

“Sot është një komunikim shumë i veçantë që i adresohet demokratëve, njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, prindër, familjarë shqiptarë që për një mijë e një arsye i përkasin asaj pjese të kampit politik që identifikohet me PD prej 30 vitesh. Ndodhia e djeshme shumë e rëndë për demokratët por edhe për të gjithë shqiptarët dhe Shqipërinë. 3-4 miq të huaj më kanë marrë të më pyesin të habitur; a është e vërtetë që është sulmuar selia e opozitës nga mbështetësit e saj se lajmi mori dhenë një lajm absurd, krejt befasues sa i rëndë aq edhe qesharak që një vend demokratik sulmohet me dhunë selia e partisë së opozitës nga vetë mbështetësit e saj. Diçka e pandodhur kurrë në historinë botës demokratike, diçka ekstreme që shkon përtej çdo logjike dhe sigurisht shumëkush mund të mendojë që për mua është e mirëseardhur, por jo.  E dobëson kundërshtarin politik, por godet vendin shoqërinë dhe ngrehinë e kulturës politike që për të gjitha arsyet që dimë përbën një problem kjo kulturë që dje ka marrë një goditje të tmerrshme. Kjo shkon përtej dobësimit të kundërshtarit politik, që nuk dëmton vetën PD, por ngrehinën institucionale të këtij vendi, institucionin e opozitës dhe të gjithë kornizën institucionale të vendit”.

Ai bëri përgjegjës si Berishën dhe Bashën për protestën e djeshme dhe tha se të dy janë e njëjta mbetje e ndarë përgjysmë dhe e pariciklueshme.

“Kjo është përgjegjësi e të dy personazheve që janë pa vizion ardhmërie, pa projekt politik përveç akuzave se kush nga të dy është shërbëtori im. Por ajo që përbën të vërtetën është që këta të dy janë e njëjta mbetje e ndarë përgjysmë, një mbetje e pariciklueshme në funksion të së ardhmes”.

Rama theksoi se vendosi që të bashkëbisedojë live me demokratët pasi vendi ka nevojë për urtësi dhe paqe në këtë moment delikat për institucionin demokratik

“Ndërmora këtë hap që të flas me demokratët dhe nuk janë këta të dy, në sytë e mi jo si kundërshtar, as si kryetar i shumicës qeverisëse, por si dikush që ka ndjekur historinë politike të këtij vendi këta të dy janë njëri i ndarë në dy pasqyra. Historia  e zhvillimeve të PD është e të dyve së bashku për sa kohë që i dyti është futur në skenë nga i pari si hija e tij. Për mua sot është nevoja për paqe e urtësi në këtë moment delikat  për ngrehinën e institucionit demokrat. Dje shfaqje mesjetare”.