Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shkëmbi shkëputet dhe bie mbi varkat në Brazil, 7 viktima dhe 32 të plagosur

Nga A2 CNN
9 Janar 2022, 09:13 | Bota
Shkëmbi shkëputet dhe bie mbi varkat në Brazil, 7 viktima dhe 32

Të paktën shtatë persona humbën jetën pasi një shkëmb masiv ra mbi disa anije turistike në shtetin brazilian të Minas Gerais të shtunën, raporton CNN. Tre persona të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe 32 kanë mbetur të plagosur pas aksidentit në juglindje të vendit. Nëntë prej tyre ndodhen ende në spital, kurse 23 janë larguar pasi kanë marrë ndihmën mjekësore.

Përpjekjet e shpëtimit ndaluan të shtunën vonë për shkak të "mungesës së ndriçimit natyror" në liqenin Furnas në Capitólio. Ato do të rifillojnë të dielën në orën 5 të mëngjesit me orën lokale, tha Pedro Aihara, një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve, i cili shtoi se përpjekjet e shpëtimit do të vazhdojnë deri të hënën.

https://twitter.com/anews/status/1479920090619551748

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro tha se Marina vendosi një ekip të forcave të ndihmës për t'u bashkuar me kërkim-shpëtimin.

Shteti i Minas Gerais, një zonë pa dalje në det në Brazilin juglindor, ka pësuar reshje të dendura së fundmi, duke bërë që Instituti Kombëtar Brazilian i Meteorologjisë të lëshojë ​​paralajmërime të kuqe për zonën.

Sipas guvernatorit të Minas Gerais, shirat e dendur kishin shkaktuar shembjen e shkëmbit në liqenin Furnas.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani