Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

10 të infektuar me Covid-19, Kukësi kërkon shtyrjen e ndeshjes me Dinamon

Nga A2 CNN
10 Janar 2022, 14:06 | Futboll
10 të infektuar me Covid-19, Kukësi kërkon shtyrjen e ndeshjes me

Emergjenca shëndetësore ka prekur edhe skuadrën e Kukësit. Pas kthimit nga pushimet, kryesisht futbollistët dhe pjesëtarët e stafit teknik që udhëtuan jashtë vendit, rezultuan të infektuar me Covid-19.

Konfirmimi u dha nga klubi verilindor, që ka kryer tre testime të njëpasnjëshme për pjesëtarët.

Rezultatet ishin shqetësuese: 7 lojtarë dhe 3 anëtarë të stafit teknik rezultuan pozitivë dhe u futën menjëherë në izolim. Situata u bë edhe më alarmante, pasi disa prej të infektuarve jetonin në banesa të përbashkëta me pjesëtarë të tjerë të skuadrës, të cilët tashmë janë kthyer në raste të dyshuara infektimesh.

Te Kukësi njoftuan se do të kryejnë teste të vazhdueshme, për të monitoruar sa më mirë gjendjen shëndetësore të skuadrës. Sipas kalendarit, blutë duhej të luanin, këtë të shtunë, më 15 janar, ndeshjen kundër Dinamos, e cila do të ishte edhe e para për vitin 2022. Megjithatë, në situatën e krijuar, duke qenë se organika është e përgjysmuar dhe me argumentin se rrezikohet shëndeti i ekipit të Kukësit, por edhe i skuadrës kundërshtare, klubi depozitoi në federatë kërkesën për shtyrjen e ndeshjes.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani