7 të infektuar me Covid, Kukësi kërkon shtyrjen e ndeshjes me Dinamon

Përditësuar më: 10/1/2022, ora 12:43
Kukesi 1280x720

7 të infektuar me Covid, Kukësi kërkon shtyrjen e ndeshjes me Dinamon

Përditësuar më: 10/1/2022, ora 12:43

Klubi i Futbollit të Kukësit njofton se ka kërkuar në mënyrë zyrtare në Federatën Shqiptare të Futbollit, shtyrjen e ndeshjes së parashikuar me Dinamon, këtë të shtunë, për shkak të rasteve të shumta me Covid në organikë.

Përmes një njoftimi për mediat, Kukësi bën me dije se pas 3 testimeve të bëra për Covid ndaj futbollistëve dhe stafit të kthyer në vend pas pushimeve dimërore, kanë rezultuar pozitivë 7 lojtarë.

Gjithashtu, janë izoluar dhe lojtarët e tjerë që qëndrojnë në të njëjtën banesë me të prekurit.

“Sipas kalendarit, skuadra do të zhvillojë të shtunën e datës 15/01/2022, ndeshjen ndaj Dinamos, por në kushte të tilla nuk mund të flitet për një ndeshje normale futbolli. Klubi ka kërkuar në rrugë zyrtare në FSHF shtyrjen e ndeshjes ndaj Dinamos, duke qenë se organika e ekipit është e cunguar, por njëkohësisht rrezikohet shëndeti i skuadrës sonë, por edhe ekipit kundërshtar”, shkruhet në njoftimin e FK Kukësi.