Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Aksidentoi 3 të mitur, arrestohet 23-vjeçari në Kukës

Nga A2 CNN
10 Janar 2022, 18:14 | Kronikë
Aksidentoi 3 të mitur, arrestohet 23-vjeçari në Kukës

Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim pasi aksidentoi 3 të mitur në ditët e para të vitit ka rënë në prangat e policisë së Kukësit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të spitalit të Kukësit më 2 janar të këtij viti, kur 23-vjeçari duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, pa targa dhe dokumentacion, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar tre të miturit. Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin.

Njoftimi i Policisë

Efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim A. L., 23 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Kukës, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit", pasi më datë 02.01.2022, në afërsi të spitalit të Kukësit, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, pa targa dhe dokumentacion, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar tre shtetas të mitur, të moshave 12, 16 dhe 17 vjeç,  dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë