Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Andoni: Nuk është e largët dita që Basha të japë dorëheqjen

Nga A2 CNN
10 Janar 2022, 21:09 | Politikë
Andoni: Nuk është e largët dita që Basha të japë

“Nuk është e largët dita që Basha të japë dorëheqjen”. Këtë bindje ndau në studion e Debatit me Alba Alishanin, analisti Ben Andoni, nisur nga situata më e fundit në selinë blu. Në këndvështrimin e  tij ai thotë se PD ka arritur pikën më të ulët dhe nga kjo përplasje do të nisë bashkimi që do fillojë nga grupi parlamentar për zgjidhjen e situatës në PD.

“Në moment konflikti shumë të mëdha brenda një familjeje të tillë politike, për mendimin tim PD do azhornohet brenda javësh, muajsh. Nuk di pikat ku do të cedojë pjesa e komisionit rithemelues dhe nga pjesa  e zotit Basha nuk kemi përgjigje se duken si të klonuar nuk di palët ku do cedojnë që të bashkohen me njëra-tjetrën unë besoj që në grupin parlamentar do të fillojnë shkëndijat e para për zgjidhjen e PD dhe lufta e përbashkët bëhet në parlament dhe atje do të jenë rrugët e para teknike për bashkimin. Dhe besoj që nuk është e largët dita që Basha të japë dorëheqjen se është alogjike dhe pa kuptim që ai të drejtojë PD. Është pjesa logjike politike dhe PD nuk ka njerëz pa logjike. Në përplasje është treguar alogjika, por nuk mund të vazhdojë kështu, e arriti kuotën më të ulët dhe kjo është një nga pikat më të errëta të historisë së vet dhe nga këtu do fillojnë pikat e bashkimit. Që tani ka filluar”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë