Dhuna për selinë, Nishani: Ka pasur reagime nga deputetët e PD për sjelljen e Bashës

Përditësuar më: 10/1/2022, ora 13:41
10 JANAR 2022 DITARI 13 00 CLN frame 47702 1280x720

Dhuna për selinë, Nishani: Ka pasur reagime nga deputetët e PD për sjelljen e Bashës

Përditësuar më: 10/1/2022, ora 13:41

Bujar Nishani ka lënë të kuptohet se aktet e dhunës gjatë protestës së të shtunës në selinë e PD, ku u hodh gaz lotsjellës nga ambientet e brendshme të godinës, ka bërë që shumë deputetë të këtij grupi parlamentar të kenë reagime të ndryshme për sjelljen e Lulzim  Bashës.

Ish-presidenti u shpreh në A2 CNN, se deputetët që ndjekin akoma Bashën nuk guxojnë të dalin në bazë dhe të takohen me anëtarësinë.

“Ka pasur reagime të ndryshme nga shumë prej deputetëve të grupi parlamentar nga sjellja e fundit e Lulzim Bashës dhe policia që kërkon t’iu imponojë demokratëve që kush duhet të rrijë në seli. Kushdo që do të verifikojë këtë shumicë i ka dyert e hapura. A keni parë ndonjë nga deputetët që nuk është distancuar nga Basha të shkojë te baza. Shumë nga deputetët iu fshehën demokratëve. Në demokraci ka një parim, shumica vendos dhe pakica respektohet. Ne nuk mund ta lejojmë platformën e qeverisë për ta patur PD të dobët. Ne nuk e shesim PD”, u shpreh Nishani.