Djokoviç fiton betejën për të qëndruar në Australi

Përditësuar më: 10/1/2022, ora 09:56
Untitled collage 3 1280x720

Djokoviç fiton betejën për të qëndruar në Australi

Përditësuar më: 10/1/2022, ora 09:56

Një gjykatë në Australi vendosi të urdhërojë lirimin nga qendra e izolimit të tenistit serb, Novak Djokoviç, duke e konsideruar të paarsyeshëm vendimin e qeverisë për të refuzuar hyrjen e tij në Australi.

Sipas gjyqtarit Kelly, Djokoviç duhet të lirohet menjëherë dhe t’i kthehen të gjitha dokumentet, përfshirë pasaportën.

Tashmë, pas këtij vendimi, tenisti serb do të ketë mundësinë të luajë në Australian Open dhe të synojë titullin e 21 Grand Slam.

34-vjeçari Djokoviç, prej datës 6 janar, është mbajtur në një qendër ndalimi për emigrantë, pasi nuk kishte kryer vaksinimin kundër koronavirusit. Por avokati i tij paraqiti në gjykatë prova sipas të cilave tenisti nuk ishte vaksinuar, pasi kishte kaluar virusin së fundmi.

Sipas masave të vendosura në Australi, çdo i huaj që hyn duhet të jetë i vaksinuar me dy doza kundër koronavirusit.