Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Golden Globes” pa yje e tapet të kuq, triumfojnë “West Side Story” dhe “The Power of the Dog”

Nga A2 CNN
10 Janar 2022, 10:35 | Showbiz
“Golden Globes” pa yje e tapet të kuq, triumfojnë

Në një mbrëmjë “sui generis”, pa yje dhe tapet të kuq, Hollywood Press Association, shpalli fituesit e çmimeve “Golden Globes” për vitin 2022 në rrjetet sociale. Ata që dominuan ishin “The Power of the Dog” i regjisores Jane Campion dhe “West Side Story” i Steven Spielberg, që rrëmbyen nga 3 çmime.

“West Side Story”, një ripërshtatje e klasikut të vitit 1961 nga Steven Spielberg triumfoi në kategorinë e filmave më të mirë komedi e muzikal. Protagonistja e tij, Rachel Zegler, u vlerësua si aktorja më e mirë në rol kryesor, ndërsa Ariana DeBose mori çmimin e aktores me të mirë joprotagoniste.

“The Power of the Dog” dominoi në kategorinë e filmit dramatik, me Jane Campion që u vlerësua si regjisorja më e mirë dhe Kodi Smit-McPhee që mori globin e artë për aktrimin në rol dytësor. Protagonisti i filmit, Benedict Cumberbatch ishte nominuar për çmim në kategorinë kryesore, por humbi ndaj Wills Smith që u vlerësua për performancën në King Richard. Aktorja më e mirë në një film dramatik u shpall Nicole Kidman, për portretizimin e legjendës së televizionit Lucille Ball. Sakaq, “Succession” ishte fituesi i madh në kategorinë e serialeve televizive, duke marrë në shtëpi 3 çmime, përfshirë atë për dramën më të mirë.

Natyra e heshtur e eventit, që tradicionalisht mbledh ajkën e Hollywood në tapetin e kuq, i detyrohet akuzave për korrupsion dhe mungesë të diversitetit në organizmin që shpërndan çmimet, Hollywood Press Associacion. Rrjetet më të mëdha televizive, refuzuan të shfaqnin eventin që i paraprin çmimeve Oscar. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani