Ja Morant realizon bllokun më spektakolar në NBA

Përditësuar më: 10/1/2022, ora 16:17

Ja Morant realizon bllokun më spektakolar në NBA

Përditësuar më: 10/1/2022, ora 16:17

Basketbolli amerikan rezervon “fluturime” të jashtëzakonshme, të cilat mbanin firmat e legjendave si Michael Jordan, Kobe Bryant apo LeBron James.

Por, Ja Morant realizoi një kërcim sa spektakolar, aq edhe të parealizuar më parë, për të bllokuar topin që mund t’i jepte kundërshtarëve dy pikë.

Në ndeshjen kundër Los Angeles Lakers, pasi humbi topin, ylli i Memphis Grizzlies kërceu aq lart, sa e bllokoi sferën me të dyja duart në tabelë. Blloku ishte totalisht i rregullt, duke qenë se topi kishte trajektore në ngritje.

Për gjestin atletik, Ja Morant mori edhe komplimentet e “Mbretit” LeBron, që e përgëzoi për kërcimin fantastik.