Këlliçi: Bashës nuk i intereson të jetë kryeministër, por ta ketë PD monopol. E ka kthyer në bankomat

Publikuar më: 10/1/2022, ora 20:56

Këlliçi: Bashës nuk i intereson të jetë kryeministër, por ta ketë PD monopol. E ka kthyer në bankomat

Publikuar më: 10/1/2022, ora 20:56

Lulzim Bashës nuk i interesojnë votat dhe as të jetë kryeministër, por synimi i tij është të mbajë PD-së monopol të opozitës. Këtë përgjigje dha deputeti demokrat Belind Këlliçi kur u pyet nga analisti Ben Andoni, sesi do të zhvillohet përballja parlamentare ndërkohë që 15 deputetë janë pro Berishës. Në studion e Debatit me Alba Alishanin, ai tha se po të llogariten votat e këtyre 15 deputetëve, Basha humbet 150 mijë vota.

“Nuk di si do të jetë sjellja në parlament se unë si deputet kam mbi 1 muaj që nuk thirrem më në mbledhje. Unë jam ndër deputetë më të votuar. Por Bashës nuk i interesojnë votat. Nëse llogarit votat 15 deputetëve të tjerë pro foltores, Basha humbet 150 mijë vota dhe kjo është absurde. Këtë qëllim ka Basha se nuk i intereson të bëhet kryeministër, por të mbajë PD-në monopol të opozitës se e ka kthyer në bankomat, ndërkohë që pala përballë kërkon të sjellë demokratët në pushtet, që është komisioni i Rithemelimit. Dhe nuk ka problem të përballet me votën. Edhe roja i godinës është larguar se tha nuk mund të punoj më në këtë godinë. Nuk do të cedoj si ligjvënës për të mbrojtur interesin e zgjedhësve të mi”.

Këlliçi mohoi në mënyrë kategorike që kjo bëhet për të hequr Bashën dhe risjellë Berishën, por tha se është për garën e hapur për kryetar në PD më 22 mars.  

“Sot personi që i shërben më shumë interesit të Ramës është Basha. Basha nuk njeh nocionin e dorëheqjes. Nuk po bëhet kjo që të heqim Bashën dhe të vijë Berisha, në mënyrë kategorike jo. Në 22 mars hapet zyrtarisht gara për kryetar të PD. Të gjithë do të jemi me kryetarin e zgjedhur të PD. Problemi është te gara, duhet të rikthehet gara”.

Largimi përfundimtar i Berishës dhe Bashës nga PD është në vullnetin e tyre, thotë Këlliçi, ndërsa thekson se Berisha nuk e bën këtë lëvizje për interesin e vet personal, por u detyrua të kthehej në ring.

“Kjo është në vullnetin e të dyve. Të dy këta individë e kanë ën ndërgjegjen e tyre për t’i dhënë zgjidhje krizës politike në vend. Unë jam i bindur që Berisha nuk e bën për karrigen e vet. Ai i ka bërë betejat e tij politike,  e detyruan të kthehet në ring moszbatimi i statutit, mos dëgjimi i forumeve dhe vendimmarrja arbitrare që të rikthehet dhe jam i bindur që Berisha nuk e bën për vete këtë betejë. Eksperienca e tij figura e tij brenda PD, ishte e vetmja figurë që mund të gjeneronte këtë lloj lëvizjeje në kaq pak muaj dhe ai ia doli. Dhe ne ia dolëm që në 11 dhjetor të ishte një festë e vërtetë e PD. U bë një kuvend dhe nuk u dëmtua një fije bar. Ajo çka ndodhi dje, ndodhi se pala përballë nuk ka më logjikë politike i vetmi qëllim është për të mbajtur peng PD”.

Ai u bëri thirrje kolegëve deputetë që të mos besojnë ofertat që Rama mund t’i bëjë Bashës dhe që ky i fundit u premton pozicione për bashkëqeverisje

“Ne jemi brenda PD nuk shkëputemi nga PD se dikush i marrë e ka marrë peng. Nuk kam asnjë problem me kolegët përveç ndarjes politike me ta. I bëj thirrje kujtdo që të mos besojë oferta që Rama mund t’i bëjë Bashës. Flitet që po u premton pozicione për bashkëqeverisje me Ramën dhe ky është skenar ogurzi. U bëj thirrje që të distancohen”.

I pyetur në lidhje me një telefonatë që mund të ketë marrë Berisha për të ndërprerë protestën e 8 janarit, Këlliçi u shpreh se nuk është në dijeni

“Nuk jam në dijeni, kam qenë pjesën më të madhe krah Berishës, nuk jam në dijeni që ka marrë një telefonatë. Nga aq sa e njoh është shumë e vështirë që ta detyrosh Berishën të tërhiqet nga vendimet e tij. Nuk besoj. Ajo që ka ndodhur ka qenë një kërkesë e jona për të gjetur zgjidhje për njerëzit e lënduar”.

Ai tha se aksioni do të vazhdojë për të mirën e PD.  

“Do të ketë aksion tjetër, Basha e di kë ka përballë dhe nëse Berisha ta ndalojë këtë aksion nuk duan ata që e mbështesin ky aksion duhet të marrë fund për të mirën e PD jo për interesin e Berishës. Shërbimi më i mirë që mund të bëjë ai është ta çlirojë nga një individ që e ka marrë peng”.

Për kalimin nga qendra e djathtë në konservatore, Këlliçi tha se i janë drejtuar PPPE dhe ata kanë qëndruar neutralë në këtë çështje.

“Po ne jemi drejtuar PPPE kemi marrë një përgjigje që ata kanë dështuar të jenë neutralë në këtë çështje dhe dy organizata kanë reaguar pro foltores dhe kundër sjelljes politike të Bashës. Flitet për organizatën zyrtare të EPPP dhe EPPP Women që i kanë kërkuar Bashës dorëheqjen, përmes një letre konfidenciale për të hapur rrugën për një zgjidhje në PD në kuadër të mbajtjes së PD të bashkuar.