Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kriza në PD, profesor Mema: Nuk kemi më parti, por sekte. Ky mund të jetë një moment i shkatërrimit krijues

Nga A2 CNN
10 Janar 2022, 14:24 | Politikë
Kriza në PD, profesor Mema: Nuk kemi më parti, por sekte. Ky mund

Për profesorin e marrëdhënieve ndërkombëtare, Medlir Mema, ajo që po ndodh në Partinë Demokratike, është pasqyrimi më i mirë i asaj që janë shndërruar partitë politike në Shqipëri. “Nuk kemi më forca partiake, kemi disa sekte, grupime njerëzish”, tha Mema në një intervistë në Ditarin e A2 CNN.

“Vetë PS-ja është thjesht një grupim njerëzish rreth zotit Rama. Është parti e së majtës, por me platformë politike që ndonjëherë i ngjan së djathtës... Pastaj kemi degjenerimin e PD-së, e kemi bërë të qartë që nuk ekziston më një PD reale dhe kjo është shqetësuese për ne. Asnjëri nuk do të donte që PD-ja të pushonte së ekzistuari, por realiteti është që PD-ja ka pushuar së ekzistuari si forcë opozitare demokratike”.

Megjithatë, Mema, i cili është pjesë e një programi të Diasporës për Shqipërinë e Lirë, thotë se kriza e partive politike mund të shënojë edhe një çast kthese për mirë. “Nga ana tjetër, ky mund të jetë një moment i shkatërrimit krijues, ku nga kjo gërmadhë mund të rikrijojmë një forcë politike të mirëfilltë të qendrës së djathtë, që i duhet kaq shumë opozitës shqiptare”, tha Mema.

Sipas tij, “Sali Berisha e ka luajtur rolin e tij historik, madje do të thosha se e ka riluajtur rolin e tij historik. E evidentoi se sa e kalbur është aktualisht PD-ja dhe sistemi partiak shqiptar. Gjendja e PD-së reflekton gjendjen e partive në Shqipëri”.

Mema mendon se kryeministri Rama po e shfrytëzon këtë mundësi, sepse është një politikan shumë i zgjuar. “Por do të jetë fundi i regjimit të tij nëse ato figura opozitare do të jenë të gatshme të lënë mënjanë mosdakordësinë mes tyre për të rrëzuar Ramën”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë