Lajm i tmerrshëm për Juventusin dhe Italinë

Përditësuar më: 10/1/2022, ora 16:22
chiesa 1280x720

Lajm i tmerrshëm për Juventusin dhe Italinë

Përditësuar më: 10/1/2022, ora 16:22

Juventusi dhe Italia morën një lajm shumë të keq ditën e sotme: Federico Chiesa, i cili ditën e djeshme u dëmtua në gju në ndeshjen ndaj Romës, i ka thënë lamtumirë sezonit.

Mesfushori italian do të operohet në ligamentet e gjurit të majtë ditët në vijim dhe kjo do të thotë që do të kthehet në fushë vetëm në fillimin e sezonit të ardhshëm.

Përveçse nuk do të ndihmojë dot Juventusin në Serinë A, me bardhezinjtë që renditen në vendin e pestë, Chiesa nuk do të luajë as ndeshjet e rëndësishme të Italisë në “play off”-in e Botërorit, ndaj Maqedonisë së Veriut dhe, nëse fiton, ndaj Turqisë ose Portugalisë.