“Messi ishte mashtrues dhe provokator. Çfarë nuk i thonte Ramosit dhe Pepes”

Përditësuar më: 10/1/2022, ora 21:58
messi pepe ramos 1280x720

“Messi ishte mashtrues dhe provokator. Çfarë nuk i thonte Ramosit dhe Pepes”

Përditësuar më: 10/1/2022, ora 21:58

Jerzy Dudek, ish-portieri i Liverpool dhe Real Madrid, në autobiografinë e tij ka kritikuar ashpër Leo Messin, duke e cilësuar yllin argjentinas si “mashtrues dhe provokator”.

Portieri polak, i cili ka qenë pjesë e madrilenëve në periudhën 2007-2011, kujton disa sjellje të Messit në klasiket e ashpra të asaj periudhe.

“Ka qenë shumë mashtrues dhe shumë provokator, ashtu siç ishte Barcelona dhe vetë Pep Guardiola. E kam dëgjuar Messin t’i thonte fjalë Ramosit dhe Pepes, që as nuk e imagjinon dot që një person në dukje aq i qetë, të mund t’i thotë”, shkruan Dudek.