Ngjarja e 8 janarit, Prokuroria e Tiranës ngre pistat hetimore. Pritet të pyetet Basha e Berisha

Përditësuar më: 10/1/2022, ora 20:03

Ngjarja e 8 janarit, Prokuroria e Tiranës ngre pistat hetimore. Pritet të pyetet Basha e Berisha

Përditësuar më: 10/1/2022, ora 20:03

Prokuroria e Tiranës e ka kanalizuar në tre pista kryesore hetimin e nisur pas protestës së 8 janarit tek selia e Partisë Demokratike. Deri më tani për ngjarjen janë 34 persona dhe proceduar në gjendje të lirë 18 të tjerë, të cilët dyshohen për veprat penale të “shkatërrimit të pronës”, “prishjes së qetësisë publike”, “shkelja se rregullave mbi lëndët plasëse” dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarrit e armëve të ftohta. Burime zyrtare të prokurorisë, njoftuan se pista e parë është e hetimit është dhuna e ushtruar nga protestuesit në drejtim të selisë së PD dhe pasojat e ardhura si shkatërrim prone.

Së dyti, hetimi është përqendruar në përdorimin e lëndëve të panjohura në drejtim të protestuesve para ndërhyrjes së policisë dhe dhuna e ushtruar në drejtim të tyre.  Pistë tjetër e hetimit është mbajtja e sendeve të ndryshme të paligjshme dhe individualizimi i autorëve.

Ndërkohë, që hetimi mbetet i hapur për çdo të dhënë tjetër të pretenduar deri në këtë fazë. Për vënien para përgjegjësisë të çdo personi që ka shkelur ligjin, grupi hetimor po punon për sekuestrimin e pamjeve filmike me vlerë hetimore për rastin, si edhe marrjen në pyetje të personave të pranishëm në protestën e 8 janarit. Në këtë listë pritet të jetë edhe kreu i PD, Lulëzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Burime pranë prokurorisë së kryeqytetit konfirmuan për A2CNN pyetjen e çdo personi që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes, pa përjashtuar edhe pyetjen e Bashës dhe Berishës. Sipas burimeve, ende nuk është dërguar një fletë-thirrje për ta, por thirrja ose jo e tyre do të vlerësohet sipas dinamikës së hetimit.