Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

“Nuk mund të ecësh me kokë të zbuluar”, gjobitet trajneri shqiptar më flokë të gjatë

Nga A2 CNN
10 Janar 2022, 18:09 | Lifestyle

Teknologjia lehtëson jetën si dhe kontrollet në rrugë mund të shkaktojë gabime të sikletshme, veçanërisht në një vend si Irani.

Protagonist i një gabimi qesharak ka qenë pikërisht një shqiptar nga Kosova, ish futbollist dhe tani trajner i ekipit të futbollit juniores të Persepolis.

Policia e këtij vendi, i ka dërguar atij një mesazh në celular, ku shkruhej se kishte shkelur ligjin e respektimin të hixhabit, që mbulon kokën e të gjithë grave në publik.      

Arifi ka luajtur me Persepolis, ekipin më të njohur iranian në 2011

Mesazhi surprizoi Arifin, por më pas ai kuptoi çfarë kishte ndodhur. Kamerat e instaluara në rrugë ishin fokusuar më shumë te flokët e tij të gjata, sesa te pamja e tij burrërore.

 Në Iran, gratë që kapën pa hixhab në ambiente të përbashkëta mund të rrezikojnë dënime me gjobë, heqje të pikëve në patentë dhe deri me dënim me burgim.

Arifi, personazh mjaft i njohur në Iran, shpjegoi se flokët e gjata i mban që nga mosha 18-vjeçare dhe se nuk e ka ndër mend t’i shkurtojë ato.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani